Teuta dhe Kukësi i dhanë jetë një përballjeje emocionuese, që u mbyll në barazim 2-2. Por, mënyra sesi rrodhi loja entuziazmoi të pranishmit në stadiumin “Niko Dovana”.
Reginaldo i dha epërsinë miqve, pak para se ekipet të shkonin në pushim, ndërsa Shkurtaj dyfishoi pas asistit të Rrocës, në një aksion të bukur.
Në minutën e 85-të, Kukësi ishte në avantazh 2-0 dhe me kualifikimin thuajse të siguruar, por ndeshja mori përmasa të çmendura, me dy gola të durrsakëve në fund.
Busiç ngushtoi diferencën, para se një kaos në prapavijën e Kukësit të sillte dhe barazimin, me Hakaj. Një festë e Teutës për barazimin e vonë, ndërsa kualifikimi tashmë është i hapur.
Partizani bën “blofin” në Kupë, humb përballë Luftëtarit
Çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë e ngritën siparin më herët gjatë pasdites, me surprizën e Partizanit në një humbje që komplikoi pozitat e “të kuqve” për trofeun e dytë nga rëndësia në futbollin tonë.
“Demat e kuq” humbën 1-2 ndaj Luftëtarit, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, për shkak të dënimit të fushës së kryeqytetasve, e tani duhet të imponohen në “qytetin e gurtë” për të kaluar më tej.
Top Channel