Kuvendi i Kosovës po zhvillon sot një seancë të jashtëzakonshme me një pikë të vetme në rendin e ditës, diskutimin për vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e parave.

Opozita, e cila e ka thirrur seancën e ka quajtur të pakuptimtë mungesën e pjesës dërrmuese të deputeteve të koalicionit qeveritar ne këtë seancë që e thirrën sepse nuk po merrnin sqarime nga qeveria në rrugë të tjera.

Një ndër çështjet që po shqetëson opozitën kosovare është shuma marramendëse që qeveria Haradinaj dha për festimet e 11 vjetorit të pavarësisë muajin e kaluar. Kjo qeveri tha deputeti i lidhjes demokratike të Kosovës Driton Selmanaj i ka ndryshuar funksionin dhe lapsit.

“Në vend që më shkruajnë me laps këta vjedhin me laps”, ka thënë Selmanaj. Dhe në këtë seancë kryeministrit do t’i kërkohet llogari se ku kanë shkuar 500 mijë eurot e caktuara për festën.

Top Channel