Diskutimi mbi krimet e komunizmit, pro edhe debati për hapjen e dosjeve, ishin pjesë e diskutimit në emisionin Top Show të Alban Dudushit, në ekranin e Top Channel.

E ftuar në panel, Kryetarja e AIDSSH-së, Genta Sula tha se ka ngjarje shumë të rëndësishme për komunizmit, të cilat shqiptarët nuk i dinë.

Ajo shtoi se procesi i dekodimit është mjaft i komplikuar, ndërsa theksoi se nuk mund të bëhet demokracia me të njëjtët njerëz që bënë diktaturën, duke ftuar institucionet shtetërore të marrin informacione për njerëzit që mbajnë poste të larta.

“Nuk bëhet demokracia me ata që bënë diktaturën. Nëse duan të dinë për persona që kanë detyra të larta, mund të bëhet kërkesë për të marrë informacionin pranë Autoritetit”, tha Sula.

Në Shqipëri, po vijon puna për realizimin e Reformës në Drejtësi, për të cilën janë thënë e stërthënë shumë gjëra gjatë kësaj kohe. Kryetarja e AIDSSH-së tha në Top Show se ka disa emra në organet e Vettingut, që janë me dosje.

“Janë disa emra në organet e vettingut, që janë me dosje. Janë bërë verifikime në KLGJ, në KLP tani dhe në SPAK. Megjithëse me keqardhje, them që nuk janë të gjitha dosjet, por hajde të punojmë me këto që janë”, tha Genta Sula.

Top Channel