Autoritetet kanë gjetur kutitë e zeza të avionit të Ethiopian Airlines, të rrëzuar të dielën vetëm 6 minuta pas ngritjes në ajër nga Aids Abeba drejt kryeqytetit të Kenias, Nairobi.

Zbardhja e informacioneve te regjistruesit te zërit dhe atij të të dhënave të fluturimit do të ndihmojnë të hidhet dritë mbi tragjedinë që kushtoi 157 jetë njerëzish. Viktimat ishin të 35 kombësive të ndryshme.

Që në fillim, dyshimet kryesore ranë mbi avionin, një Boeing 737 max 8. Një sërë kompanish ajrore vendosen ta linin në tokë këtë model pas aksidentit të një dite më pare, I cili erdhi si jehonë e një incidenti të ngjashëm në Indonezi pak muaj më parë.

Kina, vetë Ethiopian Airlines dhe Cayman Airways kanë vendosur të mos I ngrenë në ajër për momentin 737 max 8-tat e tyre; Koreja e Jugut ka nisur verifikime mbi avionët e saj të këtij lloji por pa I bllokuar, ndërsa agjensia europiane e sigurisë ajrore Easa ka zgjedhur t`i lërë në përdorim, duke theksuar se “po e monitoron me shumë kujdes nga afër situatën”.

Flydubai gjithashtu ka zgjedhur t`i besojë modelit të shumëdiskutuar; kompania ka në dispozicion 11 të tillë, plus dy Max 9. Pilotët italianë sakaq I kanë kërkuar entit kombëtar të aviacioni civile që të ndërhyjë pranë kompanive vendase të cilat përdorin Boeing 737 Max 8 “Me qëllimin që t’i lënë këto avionë në tokë derisa t`iu bëhen të gjitha kontrollet e nevojshme”.

Për Boingun, incidenti i Etiopisë dhe ai që e parapritu në Indonezi janë lajme mjaft të këqija, sepse seritë Max përfaqësojnë 64% të prodhimit të kësaj kompanie gjatë 15 viteve të ardhshme.

Top Channel