Komisionit të Pavarur të Kualifikimit iu desh një vit kohë për të kuptuar se gjendej në pamundësi për të rivlerësuar Marsida Xhaferrllari, një nga kandidatet kryesore deri më tani për në ILD, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë që vazhdon ende të jetë një mendim dhe është ende fantazmë.

Procesi i rivlerësimit të subjektit Marsida Xhaferrllari konsiderohet i mbyllur, pa një vendim përfundimtar të çështjes.

Argumentet kryesore të KPK lidhen me statusin e Marsida Xhaferrllarit, e cila më herët ka qenë drejtoreshë kodifikimi pranë ministrisë së Drejtësisë dhe aktualisht kryeinspektore e një institucioni e tashme nuk ekziston me, siç është Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Por KPK nuk dha shpjegim se perse e zhvilloi procesin ndaj Xhaferrllarin, e cila në fakt është e diplomuar në magjistraturë dhe gjithashtu me herët ka qenë gjyqtarë dhe përse madje u deklaruan edhe gjetjet për të 3 komponentët, që të tre pa probleme.

“Unë i thashë të gjitha pretendimet dhe prisja konfirmimin ne detyrë”, tha ajo.

Në fakt emri i Xhaferrllarit është edhe në listën e garuesve për në Gjykatën Kushtetuese, por prej më tepër se një viti ajo pretendon edhe drejtimin e ILD, se bashku me dy të tjerë.

Për shkak se konsiderohet numër minimal kandidatesh, KED ka riçelur garën dhe ka caktuar si prag të fundit për të interesuarit datën 20 mars.

Megjithatë deri me tani askush nuk ka paraqitur interesim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA