Paraditja e kësaj të hëne u shoqërua me shumë zhurmë për shkak të një përplasjeje mes banorëve të një shtëpie në Tiranë dhe përmbaruesve privatë që po ekzekutonin një vendim gjykate.

Situata precipitoi në dhunë dhe u desh ndërhyrja e policisë. Banesa, ndërkohë, mori flakë dhe më tej ndërhynë edhe zjarrfikësit. Banorët pretendonin se gjykata ka dhënë një vendim të padrejtë në favor të disa personave që bëhen pronarë të tokës.

Për këtë ngjarje reagoi kryeministri Rama, ndërsa kryebashkiaku Veliaj tha se bashkia nuk kishte asnjë rol në atë proces, ndërsa konfirmoi se për zonën ku ka konflikt nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi.

Por në mbrëmje, drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit shkarkoi drejtorin e Policisë së Tiranës për sjelljen e efektivëve në këtë konflikt.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili përmes një mesazhi në Twitter përgëzonte kryepolicin e shtetit për vendimin e marrë.

“Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës ‘Petro Nini’”, shkruan në rrjetin social ministri Lleshaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA