Hapet panairi i librit. Elbasan, nisin ceremonitë për Ditën e Verës
11/03/2019 20:26
Panairi i Librit hapi zyrtarisht aktivitetet me rastin e Ditës së Verës në Elbasan. Një zgjedhje e menduar mirë, që qyteti i dijes dhe kulturës feston përmes librit.
Ky është i treti vit që Panairi i Librit organizohet në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, ndërkohë që sipas organizatorëve, interesi ka ardhur në rritje.
Duke e lidhur panairin me traditën kulturore të Elbasanit, shtëpitë botuese e shohin si një mundësi të mirë për promovimin e titujve të rinj.
Ndërkohë, Bashkia e Elbasanit ka publikuar agjendën e aktiviteteve, të cilat nisën më 11 mars dhe do të përfundojnë mesditën e 14 marsit, kur familjet elbasanase dhe miqtë do t’u drejtohen vatrave familjare dhe ambienteve festive.
Top Channel