Denoncimin e ish-deputetit Ervin Salianji, të bërë gjatë emisionit “Open” të Eni Vasilit këtë të hënë në Top Channel, gazetari i njohur Mentor Kikia kërkoi që të konsiderohet me kujdes, në mënyrë që të mos rezultojë në fund e ngjashme me “Babalen”.

Zoti Kikia ka përmendur ndër të tjera edhe faktin që ka informacione të besueshme se telefoni i tij celular është në përgjim, por kjo nuk i bën përshtypje tashmë, pasi solli në kujtesë se ka bërë punën e gazetarit edhe në kohën kur president ishte Sali Berisha dhe përgjimet ishin edhe më masive.

“Kur doli çështja e Babales nuk kishte humorin e sotëm, por përmbante mjaft mister. Le të lëmë Prokurorinë që të hetojë këtë çështje me seriozitet, që gjithsesi është e rëndë nëse rezulton e vërtetë”, tha Kikia.

Top Channel