Arrestime hakmarrëse i ka cilësuar Partia Demokratike procedimin penal të 18 personave për protestën e së shtunës, ku mbeti i plagosur edhe një efektiv policie.

“Rama ka vendosur të hakmerret, ka dhënë urdhër, që të arrestohen, të gjithë qytetarët Fierak, qe e degjeneruan dhe i treguan se eshte i pa deshirushem, ketu. Është përgatitur lista me rreth 120 persona dhe jane leshuar si qente, ne çdo lagje te Qytetit dhe ne zonat per rreth, kane, vajtur, deri në Mallakastër, duke arrestuar, persona qe rastesisht jane ndodhur ne Fier dhe i jane bashkuar protestes dhe e akuzojne, per plagosjen e policit”, ka qenë reagimi i kreut të PD në Fier, Luan Baci.

Një ditë më parë u arrestua edhe personi që goditi me gur në kokë efektivin e FNSH-së gjatë protestës së opozitës. Mësohet se ai është punonjës i Bashkisë se Mallakastrës, e cila drejtohet nga Partia Demokratike.

  Goditi me gur në kokë policin. Arrestohet autori, është punonjës i Bashkisë së Mallakastrës

Policia e Fierit e arrestoi 56-vjeçarin nga Ballshi, me detyrë inspektor i Mjedisit. Policia thotë se identifikimi i tij u bë pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura.

  Plagosja e policit në protestën e Fierit, policia ndalon edhe dy persona të tjerë

Top Channel