“Puç” në futbollin kosovar për të rrëzuar Presidentin e FFK-së

10/03/2019 18:14

Ka marrë jetë në ditët e fundit një hipotezë në futbollin kosovar që mbështetet më së shumti në zëra të pakonfirmuar dhe aspak në fakte, mbi një aksion për të ndryshuar drejtimin e Federatës së Futbollit në këtë vend.

Klubi futbollistik FC Drita, i përmendur si një nga ata që kanë kërkuar shkarkimin e Presidentit Agim Ademi, largoi veten nga vorbulla e këtyre lajmeve duke përgënjeshtruar se është mes iniciatorëve.

Klubi nga Gjilani pohoi se është i fokusuar vetëm në organizimin e brendshëm të klubit dhe se për qëllim ka mbrojtjen e imazhit të futbollit kosovar. Më herët, gazeta “Metro” raportoi për 34 firma nga klubet e Kosovës për të ndryshuar hierarkinë e FFK-së, por asnjë nuk doli publikisht për të mbështetur këtë qëndrim.

Sipas mediave, kjo iniciativë ka ardhur si pasojë e shumë pakënaqësive të klubeve ndaj menaxhimit të FFK-së dhe shpërndarjes së të ardhurave. Javë më parë ishte skuadra e Llapit dhe ajo e Ferronikelit që hodhi akuza në drejtim të Agim Ademit, për shpërndarje preferenciale të fondeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA