Partizani kujton Panajot Panon. Kërkon që stadiumi i ri të marrë emrin e legjendës së futbollit

10/03/2019 21:36

Skuadra e Partizanit kujtoi në 80-vjetorin e lindjes futbollistin më të madh shqiptar, Panajot Panon.

Sulmuesi që shkëlqeu me kombëtaren shqiptare dhe me “Demat e Kuq” mblodhi dhjetëra personalitete këtë të dielë nga sporti, politika dhe arti, në një ditë ku u ritheksuan meritat e tij në një kohë të vështirë të kësaj loje, por që nuk ia zbehu shkëlqimin atij që cilësohet nga shumë ekspertë si “Futbollisti i Shekullit”.

Të pranishmit në festën e organizuar nga Partizani hodhën edhe idenë për të konsideruar legjendën Panajot Pano, mes emrave potencialë për stadiumin e ri kombëtar që po përfundon në kryeqytet.

Në vitin 2009, një vit përpara se të ndërronte jetë, presidenti Bamir Topi e dekoroi ish-sulmuesin e njohur me urdhrin e lartë “Nderi i Kombit”. Panajot Pano luajti për ngjyrat e kuqe në vitet 1960-1975.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA