Opozita proteston edhe në Greqi, emigrantët kërkojnë largimin e Ramës
10/03/2019 11:34
Një grup prej rreth 30-40 emigrantësh shqiptarë që jetojnë në Greqi, po protestojnë jashtë ambasadës shqiptare në Athinë, për të kërkuar largimin e asaj që quajnë qeveria e krimit dhe drogës.
Protestuesit janë anëtarë të Partisë Demokratike dhe të LSI.
Protestuesit hedhin parulla kundër qeverise, dhe kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama.
Nen parrullën Rama Ik, anëtarët e opozitës në mërgim, kërkojnë largimi e kryeministrit Rama.
Pavarësisht numrit të vogël të tyre, protestuesit po mbahen në distance prej forcave të policisë që ndodhen në zonë.
Top Channel