Në garat për klikime dhe shikueshmëri, rënia pre’ e “fake news” është e pashmangshme.

Përtej kohës së humbur të individit apo llogarive politike e ekonomike, “fake news” sjellin edhe pasoja.

Enton Abilekaj shprehet: “Gara e opinioneve, e “fake news”-eve ndikon te vlerësimet personale të të gjithëve. Ne kemi hasur edhe se marrëveshja Kosovë-Serbi u realizua, kemi hasur si rast të fundit që kandidati për deputet që do të pranonte mandatin e opozitës u godit. Apo recetat që dalin në rrjete sociale, që pa konsultimet me mjekun mund të shkaktojnë efektin e kundërt madje”.

Më të prekur nga “fake news” janë portalet, të cilat veprojnë si ai që hedh gurin dhe fsheh dorën, duke lëshuar në rrjet të pavërteta në shërbim të politikës që i mbështet apo biznesit që i paguan.

Nuk është pa shpjegim fakti që në prag të zgjedhjeve portalet me lekë të dyshimta shtohen. Viktimat e lajmeve të pavërteta, përveç njollës që u mbetet pa të drejtë në motorrët e kërkimit, kanë të vështirë të kërkojnë përgënjeshtrimin apo të dënojnë median që e ka bërë, pasi ose nuk janë të regjistruara, autorët nuk dihen dhe procesi gjyqësor zgjat ndër vite.

“Çdo person mund ta ndjekë të drejtën në gjykatë, por duhet të presë vite të tëra për të marrë dëmshpërblim”, thekson Abilekaj.

Për të shmangur leximin e një “fake news”, gjë që dallohet që në titullin e lajmit, Abilekaj sugjeron përgatitjen e një pakete masash nga vetë media: “Kjo konkurrencë në këtë xhungël mediatike është e vështirë të kontrollohet edhe nga AKEP-i, nga të gjitha institucionet zyrtare, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën sepse ka aq shumë liri komunikimi tani, demokratizimi i komunikimit quhet që e ka shkaktuar këtë dhe tani duhet që kjo demokraci komunikimi që ka lindur prej rrjeteve sociale kryesisht , prej internetit të ketë një disiplinim minimal”.

Një nismë për regjistrimin e të gjitha portaleve u mor si censurë ndaj fjalës së lirë. Ndërkohë që pas mediave “online” qëndron një numër i madh punonjësish në të zezë dhe një rrugë e lehtë për deformimin e opinionit publik. Në Shqipëri janë me qindra portale dhe shumë prej tyre nuk zbardhin se si financohen dhe kush i financon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA