Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me qytetarët e Lezhës dhe anëtarët e LSI së këtij qyteti.

Sipas saj në dosjet 339 dhe 184 nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për shitblerjen e votave, por për diçka edhe më të rëndë, siç është përdorimi i bandave kriminale për të kërcënuar qytetarët dhe për të marrë pushtetin në mënyrë jo legjitime.

“Edi Ramën e ka kapur ankthi i dosjes 339 dhe 184. Çfarë janë këto dosje. Dëgjojmë shumë për shitblerjen e votës, dëgjojmë batuta, dëgjojmë histori. Nuk është thjeshtë çështja e shitblerjes së votës por është më shumë se kaq. Është përdorim i bandave kriminale për ta blerë votën, për ta kërcënuar qytetarin dhe për ta marrë pushtetin në mënyrë jo legjitime. Për të deformuar votën e qytetarëve në mënyrë kriminale. Dhe që të deformosh votën në mënyrë kriminale është krim dhe për këtë dënohesh. Dosja 339 dhe 184 tregojnë hapur sesi banda kriminale, kanë përfshirë segmentet më të larta jo vetëm të Partisë Socialiste por edhe të qeverisjes së Edi Ramës, për shitblerjen e votës nëpërmjet grupeve kriminale. Këto janë të faktuara në dosjen 339 me zë dhe me figurë. Dëgjojmë dhe ish-shërbëtorë të opozitës apo edhe analistë të Edi Ramës që thonë janë të paligjshme”, tha Kryetarja e LSI.

Top Channel