Një amerikane, Jazell Barbie Royal është kurorëzuar mis mbretëresha ndërkombëtare në Tailandë, në konkursin e bukurisë për femra transgjinore, duke u bërë e para me ngjyrë që e fiton kompeticionin që kur ai nisi në 2004.
Royale mbuloi fytyrën me duar, më pas hapi krahët dhe shpërtheu në lot gëzimi kur lajmi për fitoren e saj u dha në qytetin bregdetar Pataja.
Lidere komuniteti dhe aktiviste e HIV, ajo la pas 19 kandidate të tjera nga e gjithë bota, përfshirë Brazilin, Perunë dhe disa vende aziatike.
“Është dikush me ngjyrë në botë, që po shikon tani në këtë moment dhe po thotë; nëse ajo mund t’ia dalë, edhe unë do të shkoj në Miss International Queen vitin e ardhshëm. Do të konkurroj sepse ne jemi të gjithë njësoj dhe të gjithë të barabartë. Dhe unë mendoj se tema e këtij viti është shumë e përshtatshme; barazi në botë”, tha Jazell Barbie Royale, Miss International Queen 2019.
Fitorja e Royale në Tajlandë vjen ndërsa administrata Trump në SHBA po përpiqet të ndalojë rekrutimin e transgjinorëve në ushtri, një betejë që tashmë është zhvendosur në gjykata.
Mbretëresha e kurorëzuar e transgjinorëve tha se donte t’i dërgonte një mesazh Trumpit: Të lutem, mos kandido për një mandat të dytë!
Top Channel