Liverpool ruan hapin e Manchester City dhe e ngushton sërish në -1 pikë disavantazhin nga kreu i renditjes.

“The Reds” fituan në shtëpi me rezultatin 4-2 ndaj Burnley.
Ishte një fitore me përmbysje ajo e Liverpool sepse miqtë kaluan në avantazh pas vetëm 6 minutash lojë me një gol të Westwood, drejtpërdrejtë nga goditja e këndit, një gol i kontestuar nga Liverpool për një faull ndaj portierit Allison.

Megjithatë, skuadra e Klopp reagoi shpejt dhe në harkun e 29 minutave lojë përmbysi shifrat me golat e Firmino dhe Mane.

Në të 67-n Firmino vuri në kasafortë fitoren e vendasve me golin e 3-1, ndërsa në minutat shtesë të lojës kishte vend edhe për dy finalizime të tjera. Fillimisht islandezi Gudmundson ngushtoi shifrat në 3-2, ndërsa në sekondat e fundit senegalezi Sadio Mane realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Liverpool.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA