Emri i Pep Guardiolës u shtua së fundmi në listën e kandidatëve për të marrë pankinën e Juventusit në fundin e këtij sezoni, por trajneri spanjoll kërkoi t’i shuajë që në nisje zërat që e largojnë nga Manchester City.

Tekniku iberik preferoi edhe publikisht t’i qëndrojë marrëveshjes me kampionët e Anglisë, ndërsa synon të rikonfirmohet në fronin e futbollit ishullor.

“Nuk e di pse mediat dhe të tjerët i thonë këto gjëra. E kthyen shpejt në lajm atë që ishte vetëm një postim në Twitter. Unë kam ende dy vjet kontratë këtu dhe do të iki vetëm nëse më shkarkojnë. Nëse ndonjë skuadër më do, duhet ta kuptojë se mbetem te City”, tha Pep Guardiola.

Kështu, në Torino do të duhet të shohin emra të tjerë në rast se trajneri Allegri do të largohet pas 3 muajsh. Një kandidaturë potenciale është edhe ajo e francezit Zinedine Zidane, trajneri që la Realin e Madridit në kulmin e suksesit dhe që prej një viti po shqyrton ofertat për t’u rikthyer në sportin që do më shumë.

Zidane këtë javë si për ironi të fatit hapi një strukturë sportive në Torino, një biznes personal që francezi mund ta shoqërojë me rikthimin e bujshëm te Juventusi, tashmë si trajner.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA