Basha mbledh kryesinë: Largimi i Ramës, çështje e emergjencës kombëtare

Basha mbledh kryesinë: Largimi i Ramës, çështje e emergjencës kombëtare

Partia Demokratike mblodhi kryesinë nga ku nën drejtimin e Lulzim Bashës i gjithë fokusi ishte për organizimin e protestës së 16 Marsit.

Burime nga kjo mbledhje pohuan se kryedemokrati Basha ka kërkuar kontaktimin e sa më shumë njerëzve për të mbajtur lart frymën antiqeveri.

“Pjesëmarrja e 16 Marsit ta tejkalojë atë të 16 Shkurtit”. Kjo ka qenë kërkesa dhe porosia e Bashës për Kryesinë dhe kryetarët e degëve të PD-së në rrethe.

“Të bëjmë për vete elitën në çdo fushë. Gjithçka në funksion të aksionit politik dhe protestave”, është shprehur Basha.

Po ashtu, të njëjtat burime pohojnë se kryetari i PD-së është shprehur se “largimi i Ramës është një çështje e emergjencës kombëtare. Në vend nuk ka normalitet, për Ramën asnjë minutë qetësi”.

Po në fjalën e tij, përpara kryesisë Lulzim Basha ka theksuar se “Shqipëria me Parlament monoparti dhe kriminelë si edhe qeveri të kapur me krimin, ne nuk pranojmë”.

Top Channel