Arsenal mundi 2-0 Manchester United në betejën direkte për një vend në Champions League, që përkohësisht shkon në favor të ekipit londinez.

Përballja elektrizuese në “Emirates Stadium” u zhbllokua nga mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Futbollisti i përfaqësueses zvicerane shpiku një trajektore me të majtën që mashtroi portierin De Gea, duke i dhënë avantazhin vendasve.

United provoi për të rikthyer barazpeshën, por as grinta e trajnerit Solskjaer dhe as ofensiva e madhe nuk ishin efikase. Arsenal ruajti disiplinën me fanatizëm dhe nuk rrezikoi shumë, madje shënoi dhe golin e dytë me një penallti të diskutueshme nga Aubameyang dhe tani kalon “Djajtë e Kuq” në renditje.

Chelsea rrezikoim dështimin e bujshëm në shtëpi përballë Wolverhampton, në një 90-minutësh që u mbyll në barazim 1-1. “Blutë” e Londrës vuajtën rrjetën e Raul Gimenez pas një devijimi të pafat nga Azpiliqueta, por arritën të barazonin me Eden Hazard, një pikë që gjithsesi nuk konsiderohet e kënaqshme në betejën për një vend në Champions.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA