Testimet laboratorike janë një e dhënë mjaft e rëndësishme në përcaktimin e shëndetit të pacientëve. Çdo analizë e kryer, qoftë ajo më e thjeshta e deri tek më e vështira, kërkon gjithmonë e më tepër saktësi në rezultatin përfundimtar.

Në Shqipëri ofrojnë shërbim me dhjetëra laboratorë, por shpesh pacientëve e njëjta analizë u del me dy rezultate të ndryshme në laboratorë të ndryshëm.

Të pakta nuk kanë qenë edhe rastet kur pacientët janë diagnostikuar me sëmundje që nuk e mbartin, vetëm e vetëm se laboratori përkatës nuk kishte kryer analizën në kushtet e duhura.
Mostra e analizimit kalon një sërë procesesh deri në rezultatin final, e nëse një prej këtyre proceseve dështon, atëherë rezultati përfundimtar do të jetë jo i duhuri.

Por si kryhen analizat tona shëndetësore?

Sa të sigurtë janë laboratorët?

Si duhet të arrijë mostra në rezultatin përfundimtar?

Gjithçka në Hipokrati, sonte ora 18:20 në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA