Një efektiv i FNSH ka përfunduar në spital pasi është goditur me gurë nga protestuesit në qytetin e Fierit, të cilët janë grumbulluar në tubim kundër kryeministrit Rama, i cili zhvillon në këtë qytet takimin e radhës së “Bashkia që Duam”.

Reagimi i dhunshëm i protestuesve ka ardhur pasi policia ndërhyri për t’i shpërndarë qytetarët e grumbulluar në mënyrë të paligjshme në tubim.

E ndërsa drejtori i policisë së Fierit i ka kërkuar kryetarit të PD në këtë qytet të shpërndahet pasi protesta është e paligjshme. Ai i është përgjigjur se protesta është mllef i qytetarëve kundër kryeministrit Rama.

  Pa koment – Rama në Fier, banorët i bllokojnë rrugën

FOTO GALERI
1/2

Top Channel