Bizneset që operojnë në sektorin e energjive të rinovueshme kanë mbetur peng i udhëzimit të Ministrisë së energjetikës. Pasi nëse një biznes nëse instalon një impiant fotovoltaikësh ai duhet të bëj kujdes me menaxhimin e energjisë diellore, sepse tepricën e kësaj energjie nuk mund ta hedhë në rrjetin e OSHEE-së.

Edhe pse ligji për “Nxitjen e energjisë nga burimet e rinovueshme” është miratuar që në vitin 2017 përsëri biznesi shqiptar nuk ka ndryshuar asgjë.

Top Channel i kërkoi Ministrisë së Energjetikës se përse udhëzimi që lejon autokonsumatorin të hedhë energji në rrjetin e OSHEE-së të marrë energji elektrike në momentin që nuk ende nuk është zbardhur, edhe pse ministri e ka detyrim ligjor një gjë të tillë. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Energjitikës në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike duhet të bëhen ndërhyrje teknike.

“Ne do të prekim kodet e shpërndarjes, pra kodet e lidhjes. Deri më sot nuk kemi pas konsumatorë që vetëkonsumojnë. Është një risi që do të hyj në kodet e shpërndarjes, pra ju e kuptoni që nuk implikohet thjesht udhëzimi i ministrit, ajo është gjëja më thjeshtë për tu bërë. Por këtu implikohen operatorët, enti rregullatorë që duhet t’i aprovojë dhe të gjitha këto jo vetëm që kërkojnë dakordësi, por edhe kohën e vet që këta operatorë të marrin vendimin“, tha Gjergj Simaku, ekspert pranë ministrisë së Energjetikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA