E shtuna në Top Channel vjen me një programacion fantastik për të gjitha grupmoshat.

Për të rinjtë, e jo vetëm, në 15:40 në ekranin më të madh shqiptar transmetohet Pop Culture.

Një program për të rinjtë me muzike moderne me te fundit, shqiptare e te huaj, showbiz-et e javës, të ftuar dhe “thashetheme” për artiste e VIP-a. Prezantuar nga Dojna Mema dhe Kelvi Kadilli.

Ndërkohë që të gjithë ata që duan të dinë metodat më të fundit e më efikase për një shëndet sa më të mirë, në 18:20 vjen Hipokrati, një program mbi shëndetin tonë, për mënyrën tonë të jetesës por edhe për risitë e mjekësisë.

Një emision për filozofinë e një jete të shëndetshme. Një guidë praktike se si të ndihemi më mirë, si të kërkojmë dhe të marrim shërbimin mjekësor që na takon, si na mbështet sistemi shëndetësor në përballjen me sëmundjen dhe… sa na kushton të shërohemi.

Në mbrëmje si gjithmonë vjen cikli mbi historinë e përhumbur në vite nga Marin Mema, “Gjurmë Shqiptare”. Zbuloni “Misteret e një rruge shekullore”… Të dhëna, gjurmë, dokumente, ndërthuren me jetën e sotme të banoreve në atë që dikur ka qenë një ndër udhët më të rëndësishme shqiptare. Për më tepër ndiqni dokumentarin e gazetarit Marin Mema.

Mbrëmja në Top Channel mbyllet me emisionin që ka thyer jo pak herë rekordet e shikueshmërisë, “Dua të të bëj të lumtur 2”. Një show televiziv i reality familjar ku trajtohen histori të vërteta nga njerëz të vertetë, me copëza nga jeta jonë e përditshme. Qëllimi kryesor i tij është të bëj të lumtur njerëzit duke shprehur dashurinë, mirënjohjen, pendesën, xhelozitë, dikujt që është shumë i shtrenjte. Një program që përcjell shume emocione, lot e gëzime, përmbush ëndrra të parealizuara, që bashkon njerëzit.

Top Channel