Në javën që sanksionoi eliminimin e Romës nga Liga e kampioneve që erdhi pas një penalltie të pretenduar nga skuadra italiane, UEFA ndërhyri për të dalë në mbështetje të arbitrit Cakër.
Qeveria e futbollit europian shpjegoi mungesën e ndërhyrjes së sistemit të videoarbitrimit.
“Arbitri vendosi të vononte rinisjen e lojës për ti dhënë më shumë kohë arbitrave të sistemit VAR për të rishikuar aksionin nga të gjitha këndet e mundshme. Analiza e detajuar nuk tregoi prova evidente” thuhet në komunikatën e UEFA-s për episodin që skuadra e Romës pretendon se mund ti jepte kualifikimin në transfertën portugeze.
Në sajtin zyrtar të UEFA-s u publikua edhe një përmbledhje e imazheve të konsideruara nga sistemi i videoarbitrimit, për sfidat e luajtura këtë mesjavë në Ligën e kampioneve.
Roma u ankua edhe zyrtarisht për një penallti të mohuar në një ndërhyrje ndaj Shik, ndërsa Porto kaloi turin pas një penalltie të Tejes të vendosur me ndihmën e kamerave.
Top Channel