Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar këtë të premte nisjen e procesit për shitjen e biletave për impenjimet e përfaqësueses këtë muaj, ndeshje që ekipi i trajnerit Bernard Shaland do t’i luajë që të dyja në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova më 21 mars do të luajë ndeshje miqësore me Danimarkën, ndërsa më 25 mars, do të luajë ndeshjen e parë për ciklin kualifikues “Euro2020” kundër Bullgarisë.
Edhe kësaj radhe shitja e biletave do të bëhet vetëm nëpërmjet platformës online në internet në linkun: www.tiks.app. procesi i shitjes për të gjithë tifozët e interesuar brenda dhe jashtë kufijve administrativë ka nisur këtë të premte në orën 15:00 dhe bie në sy se biletat më të lira janë me një cmim të përballueshëm, nga 5 euro.
më të kushtueshmet, do të jenë ndenjëset VIP në stadiumin e Prishtinës, pasi do të kushtojnë 80 Euro secila. Ndërkohë do të ketë bileta edhe në tribunat karshi me çmime 10 dhe 15 Euro
Top Channel