Akuza për kallzim të rremë. “Babale”, në gjykim Salianji, Alizoti, Veliu dhe Olldashi

08/03/2019 12:03

Skandali ku u përfshi edhe vëllai i ish-minstrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj po shkon drejt gjykimit.

Të pandehur do të jenë deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i mbiquajturi “Babale”, Albert Veliu, gazetari Jetmir Olldashi dhe personi që akuzohet se imitoi zërin e Agron Xhafajt, Fredi Alizoti.

Prokuroria i ka komunikuar akuzën gazetarit Jetmir Olldashi, ndërsa Fredi Alizotit ia komunikoi në burg
. Shkojnë në gjykim Fredi Alizoti, Ervin Salianji, Albert veliu dhe Jetmir Olldashi, që të katërt nën akuzë për kallëzim të rremë.

Top Channel