I ftuar në “Open”, sekretari i marrëdhenieve me median në PS, Alfred Peza u përplas në debat me Mesila Dodën.

Peza u shpreh se ishte Rama ai që e ka ftuar disa herë opozitën për Kodin e ri Zgjedhor dhe këta të fundit nuk kanë tentuar të shkojnë asnjeherë.

“Ju tha hajdeni dhe ju nuk shkuat asnjëherë. Merrni fletë të bardhë ju tha dhe nuk shkuat.Ju kujtoj marrëveshjen e 17 majit. Marrëveshja e Lulzim Bashës thotë: Reformë zgjedhore në filllim të lëgjislaturës së re. Prej këtej 7 ministra ndejtën deri në shtator, përfshi ministrin e brendshëm dhe KQZ”, u shpreh ai.

Por për Mesila Dodën marrëveshja ishte gabim i Lulzim Bashës.

Top Channel