“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë Emrave të listës së deputeteve opozitarë që do qëndrojnë në Kuvend iu bashkua edhe Ligoraq Karamelo, i PBDNJ, i cili e merr mandatin nga lista e PD.
Në studion e “Open”, ai deklaroi se që në momentin e parë djegien e mandateve e ka cilësuar anti-ligjor dhe e vlerëson si një vendim anti-shqiptar.
“Që në momentin e parë djegien e mandateve e kam cilësuar anti-ligjor dhe e vlerësoj si një vendim anti-shqiptar. Që në momentin që mandati i deputetit konsiderohet si një “portofol” i një personi, e ka humbur kuptimin e tij”, tha Karamelo.
Më tej ai shton se iu drejtua votuesve të tij në Qarkun e Korçës, e mori mbështetjen e tyre.
“Unë iu drejtova votuesve të qarkut të Korçës. Jam i detyruar të respektoj verdiktin e tyre. Kjo rrugë duhej të ishte bërë nga të gjithë”, tha ai.
Top Channel