Industria agro-përpunuese kërcënoi se nëse nuk ndërhyhet shpejt për të rregulluar skemën e rimbursimit të TVSH, atëherë ato do të jenë të detyruar të ndalojnë grumbullimin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale qe nga 14 marsi. Qumështi do të jetë produkti i parë.
“Ky deadline ishte i detyruar le te themi nga paaftësia paguese që kanë industritë për të përballuar me fondet e tyre taksën që në fakt i takon fermerëve dhe në qoftë se për muajin janar kjo taksë u pagua me dhimbje të mëdha, mund të përballohen ndoshta edhe për muajin shkurt, nuk ka asnjë lloj shansi tjetër që ajo të vazhdojë të përballohet nga industritë. Në këto kushte në qofte se deri në datën 14 të këtij muaji nuk do të jetë i zgjidhur problemi atëherë alternativë e vetëm është që të ndërprite grumbullimi i prodhimit vendas, për të mos vazhduar për të punuar me humbje”, tha Alban Zusi, Qendra e Eksporteve Shqiptare.
Per 2019 qeveria ndryshoi rimbursimin e TVSH-së për fermerët. kjo ka krijuar një situatë ku industria përpunuse i shet produktet me taksë 20% dhe nga ana tjetër të rimbursohet për blerjet e bëra nga fermerët me 6%. Pjesa tjetër e taksës iu transferohet si kosto
“E vetmja kategori që po përfiton janë importuesit, fermerët natyrshëm që nuk fitojnë nga ky rregullim industritë jo e jo sepse do i ulet prodhimi qeveri përsëri nuk do të fitojë se do rritet informaliteti dhe do të ulen e të ardhurat ne buxhet”, tha ai.
Alban Zusi shkon me tej duke kërkuar që TVSH për ushqimet të zbresë në 6%. Kjo do të relaksonte të gjithë tregun sipas tij si dhe do të ulte barrën e taksave mbi konsumatoret.
“E gjithë Europa e pasur paguan nga 4 deri ne 5-6% ndërsa Shqipëria e varfër paguan 20% për ushqimin e përditshëm. Kjo zgjidhja për fermerët, kjo është zgjidhja per industrinë kjo është zgjidhja për konsumatorin kjo është zgjidhja për të gjithë që të mos lodhemi me skema të çuditshme me sajime, historira me kompesime me subvecione e të tjera me radhë”, shpjegon Zusi.
Top Channel