Hendeku i tregtisë amerikane me pjesën tjetër të botës është thelluar në 621 miliardë dollarë vitin që shkoi, cka edhe përbën një telash më shumë për presidentin Donald Trump dhe planin e tij të reduktimit të deficitit.

Deficiti tregtar është dallimi mes sa mallrave dhe shërbimeve amerikane importohen nga vende të tjera dhe sa eksporton SHBA.

Reduktimi i hendekut ishte një pikë kyce e politikave të Trump. Por në 2018, SHBA eksportoi më pak mallra krahasuar me sa bleu ajo. Trump pretendon se SHBA po shfrytëzohet nga vende të tjera dhe do që vendet të ulin tarifat e tyre mbi mallrat amerikane dhe të blejnë më shumë prej tyre.

Sidoqoftë, të dhënat zyrtare tregojnë se ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve amerikane u rritën me 148.9 miliardë dollarë vitin e shkuar, importet u rritën me 217. 7 miliardë dollarë.

Kjo do të thotë që hendeku është më i thelli që nga 2008 kur kriza financiare globale shpërtheu dhe SHBA ra në recesion.

SHBA aktualisht është e angazhuar në një betejë tregtare me kinën për praktikat e saj tregtare që i konsideron të padrejta, çka ka rezultuar me rritje tarifash të ndërsjellta. Por, deficiti mes SHBA dhe BE është rritur shumë në 2018, duke ndjekur të njëjtin trend si me kinën, me rritjen e eksporteve amerikane të eklipsuar nga importet e mallrave dhe shërbimeve evropiane në Amerikë.

Top Channel