“Po flas për ata anëtarë të PS që ishin në protestë”, Rama ndryshon strategji me protestuesit, përgatit fjalimin me audio live nga bulevardi
23/07 23:00
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha përsëriti se nuk do të ketë dialog me Edi Ramën.
Basha theksoi se e ka provuar se marrëveshja që bëri me kryeministrin rezultoi e dëmshme për interesat e vendit dhe të shqiptarëve.
Kreu i PD-së tha se Edi Rama duhet të lejojë hetimin e dy dosjeve nga ana e Prokurorisë dhe të dëgjojë zërin e popullit.
Basha shtoi se së shpejti do të nisë organizmi i zgjedhjeve primare në PD, duke marrë shembull modelin amerikan.
Por, Basha nuk preferoi të flasë për takimin me zëvendësambasadoren amerikane dhe as për deklaratat e kryeministrit Edi Rama bërë dje në Rai Uno.
Top Channel