Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër 27/10 16:36
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është marrë si i pandehur këtë të premte nga Prokuroria e Tiranës. Salianji është thirrur nga organi i akuzës për t’u njohur me akuzat e çështjes “Xhafaj-Babale”, ku akuzohet për kallëzim të rremë.
Mësohet se dosja e ish-deputetit është dërguar në gjykatë. Salianji u mor i pandehur lidhur me përgjimin e njohur si të Babales.
Veç deputetit të dorëhequr në hetim janë dhe Albert Veliu dhe i afërmi i tij që imitoi zërin e Agron Xhafës, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi.
Top Channel