Rama: Dialogojmë, por jo mandatin. Me opozitën e re votojmë reformat

05/03/2019 15:10

Në hapje të Kuvendit mbajti një fjalim edhe kryeministri Edi Rama, i cili foli duke treguar se opozita sot po kundërshton zgjedhjet të cilat komisionerët e saj në vitin 2017 i certifikuan plotësisht, pa asnjë kundërshtim.

Rama tha se opozita kërkon pushtet në tavolinë.

“Ky Parlament është vendi ku na ka sjellë shumica e shqiptarëve dhe që na kanë dhënë detyrën që të qeverisim deri në vitin 2021 dhe mandati ynë nuk është një letër bixhozi. Ne me mandatin nuk luajmë bixhoz. Këta kërkojnë atë që kanë kërkuar gjithmonë. Të marrin pushtetin në tavolinë. Këta kërkojnë atë që ne nuk mund t’ua japim dot, përmbysjen e rregullave të lojës dhe transformimin e procesit në një proces absurd. Por, ndoshta kjo është një e keqe e madhe që ata i kanë bërë vetes, por një e mirë për vendin. Është koha që mbase shqiptarët të shohin se ata nuk janë e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje. Ka të tjerë që kanë ardhur sot, ka të tjerë që do të vijnë, aq sa do të vijnë, ka të tjerë që janë jashtë këtyre mureve…
Ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim, dora jonë është e shtrirë, jemi gati të dialogojmë për gjithçka, por nuk do të jemi kurrë gati të negociojmë rregullat themelore, demokracinë, parlamentarizmin dhe mandatin e marrë nga shumica dërrmuese e qytetarëve ne nuk e negociojmë me askënd. Me opozitën e re në Parlament do ta çojmë përpara reformën zgjedhore”, tha Rama.

Top Channel