Pas plot shtatë muajsh mungesë, Lionel Messi duket se është gati të rikthehet të përfaqësuesja e Argjentinës.
Që nga ndeshja kur Franca eliominoi kombëtaren nga Amerika e jugut në botërorin e verës së kaluar, futbollisti i Barcelonës nuk ka veshur më simbolet e vendit të tij. Impenjimet e para, që talenti i skuadrës katalanase pritet të ketë si kapiten i “Argjentinës” janë miqësoret e datave 23 dhe 26 mars, ndaj Venezuelës dhe Marokut.
Në risitë e listës së ardhshme pritet të bëjë vend edhe mesfushori i Paris Sën Zhermenit, Angel Di Maria. Ndërkohë do të përfshihen gjithashtu talentet Paredes, Lo Celso e Funes Mori. Edhe pse lista pritet ende të dalë, mes futbollistëve të përjashtuar nga burime pranë trajnerit, bien në sy Ikardi dhe Sergio Aguero.
Top Channel