Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara, John Bolton pritet të përballet me burg dhe miliona dollarë gjobë Deputetët erdhën në sallën plenare të Parlamentit një orë para nisjes së saj, për të shmangur konfrontimin me protestuesit e opozitës. Pedonalja nga Ministria e Brendshme deri në hyrjen anësore të Parlamentit ishte e gjitha e rrethuar nga Policia.
Bashkë me deputetët dhe ministrat u paraqitën për të bërë betimin në seancë edhe 4 kandidatët nga listat e LSI-së që morën mandatin të hënën nga KQZ. Një prej tyre është Ylli Shehu, që pohoi se vota e tij do të jetë në opozitë me qeverinë.
Pas verifikimit të mandateve nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Gramoz Ruçi lexoi formulën e betimit për 4 deputetët e rinj.
Nga ky moment i betimit të Ylli Shehut, Enver Roshit, Aurora Maras dhe Edmond Rrushit, numri i deputetëve me mandat të plotë në Parlament shkon në 86, duke mundësuar kështu edhe miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, që kërkojnë 84 vota, nëse palët do të bien dakort.
Në votimin e rendit të ditës, Ylli Shehu u shpreh gjithmonë kundër, Aurora Mara pro, ndërsa dy deputetët e tjerë ndryshuan qëndrim në varësi të p/ligjeve.
Atyre pritet t’u shtohen në seancën e ardhshme edhe 6 deputetë të tjerë, që kanë depozituar formularët e dekriminalizimit pranë KQZ, duke shprehur vullnetin për ta pranuar mandatin. Bëhet fjalë për:
Ediola Braha, LSI Gjirokastër
Elda Hoti, LSI Lezhë
Edlira Hyseni, LSI Durrës
Ligoraq Karamelo, PD Korçë.
Majlinda Halilaj PD Tiranë, e cila pasi kishte firmosur fillimisht refuzimin ndryshoi mendjen dhe do ta pranojë mandatin. Ndërsa të hënën ishte Lefter Maliqi që shprehu gjithashtu vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.
Top Channel