Vrasja e Marvit, 87 vite burg. Prokuroria kërkoi dënimin e të rinjve që e vranë

04/03/2019 14:51

Të dyja palët, edhe prindërit e Marvi Mihalit, vrarë dy vite më parë, edhe prindërit e të akuzuarve për krimin, nuk munguan as në seancën e konkluzioneve përfundimtare.

Por, në seancën vendimtare gjatë të cilës u shpall pretenca dhe u kërkuan 87 vite burgim, munguan vetë të pandehurit, dy prej të cilëve mbahen në paraburgim dhe dy janë në arrati. Sulmi vdekjeprurës kundër 22-vjeçarit Marvi Mihali për shkak të një karikuesi telefoni u konsiderua edhe në seancën e konkluzioneve si vrasje në bashkëpunim.

“Ne kërkojmë dënime të ashpra”, nënvizoi prokurori , “sepse ngjarja është e rëndë dhe tronditi opinionin publik e për këtë të bëhet shembull edhe për të rinjtë e tjerë që për shkaqe kaq banale konfliktet të mos përfundojnë me pasojë.

Për këtë krim, Dejvi Bitraj të shpallet fajtor, deklaroi prokurori, e të dënohet me 24 vite burgim; Marsel Alla të dënohet me 20 vite, Gridens Alla 25 vite dhe Eugen Bitraj 18 vite burgim.

Pas pretencës është radha e avokatëve mbrojtës të katër të rinjve për të folur para gjykatës penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA