Gereth Bale do të rikthehet në pankinën e Realit të Madridit mbrëmjen e kësaj të marte në një ndeshje ku galaktikët do të synojnë të shpëtojnë sezonin me kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Uellsiani që është kthyer në një imazh posteri të këtij sezoni shkatërrues dhe duket si simboli i gjërave që nuk po ecin mirë te “Los Blankos”, nuk do të jetë pjesë e formacionit, e me gjasë as nuk do të aktivizohet kundër Ajaksit.

Trajneri Santiago Solari do të rikthejë Lucas Vazquez në formacionin startues e bashkë me të edhe talentin brazilianin Vinisius si dhe sulmuesin francez Karim Benzema. kritikat e fundit nga tifozët dhe nga shtypi spanjoll ndaj Geret Bejl kanë qenë të ashpra dhe po e cojnë anësorin teknik në një largim nga kryeqyteti iberik në muajin qershor.

Si në ndeshjen ndaj Alavesh, ashtu dhe në atë me Espanjolin dhe disfatën e së mërkurës në El Klasiko, uellsiani ka qenë shënjestra numër 1 e tifozëve madrilenë, pasi shihet si simbol i dështimit. Real Madrid ka dështuar për të shënuar në 10 ndeshje këtë sezon, dhe kjo është dicka që nuk regjistrohej prej një dekade. Këtyre numrave aspak inkurajues i shtohet edhe golaverazhi.

Skuadra galaktike ka shënuar 87 gola në 44 ndeshje, numri më i keq që prej vitit 2007 në një ekip të mësuar me festivale rrjetash dhe me akrobaci të pafund.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA