Fuoristrada me bateri elektrike Jaguar I-Pace është shpallur makina e vitit 2019 në një ceremoni në Gjenevë, pas një gare të pabesueshme mes saj dhe coupe-së sportive Alpine të Renault.

Votimi përfundoi me secilën makinë që mori nga 250 vota për kokë, hera e parë kjo që shënohet një barazim që kur tradita nisi në 1964.

Në përputhje me rregullat, votat u rinumëruan për të parë se si anëtarët e jurisë i kishin renditur makinat dhe pas kësaj, jaguari doli i pari me 18 vende të para dhe alpine me 16.

Kjo është hera e parë që Jaguar fiton një çmim në 55 vitet e kompeticionit dhe sigurisht që e ka kënaqur jo pak drejtorin e dizajnit tek jaguar, Ian Callum, i cili edhe e mori çmimin. Përveç Jaguarit dhe Alpine, në krye të klasifikimit u renditën edhe ford fokusi i ri, Citroen C5 Aircross, Peugeot 507 dhe Kia Ceed.

Çmimi makina evropiane e vitit është shndërruar tashmë në një institucion dhe luan jo pak rol në tendencat e blerësve të makinave në kontinent.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA