Kreu i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati, në konferencën për shtyp të organizuar nga FSHF mbi dhunën ndaj arbitrit Eldorjan Hamiti, deklaroi se vazhdimi i kampionatit është në rrezik serioz.
Ai theksoi se “jeta e arbitrave është në rrezik” dhe se “Komiteti Ekzekutiv i BASHF, mund të vendosë të mos marrë më pjesë në kompeticion”.
“Është një moment i vështirë i futbollit shqiptar. Ngjarje shumë e rëndë që trondit çdo qytetar që shikon pamje të tilla. Jeta e arbitrave është në rrezik. Para jetës së njeriut, nuk mund të vëmë asgjë. Ne jemi pjesë e Federatës dhe bashkëpunojmë me to, si me të gjithë aktorët. Ne bashkëpunojmë të ndalojmë ngjarjet në stadiume. Të shqetësuar dhe të kërcënuar, të pambrojtur në çdo ndeshje kudo në Shqipëri, kërkojmë me urgjencë të kthehet policia në stadiume”, deklaroi Kastrati.
Ai shtoi: “Sot mblidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i Shoqatës së Arbitrave dhe mund të marrë, theksoj, mund të marrë masa ekstreme, deri në bojkotimin e aktivitetit, për të shmangur ngajrje të tilla”.
Top Channel