Në emisionin Open, të datës të datës 18 Shkurt, në Top Channel, Fahri Balliu u përfshi në një debat me analistin Carlo Bollino, në lidhje me Spitalin Amerikan.

Balliu solli në vëmendje koncesionin e dializës, duke theksuar se qeveria Rama ia ka dhënë atë pikërisht këtij spitali, por e menjëhershme ishte edhe replika e Bollinos.

“Po kush e ka licensuar Spitalin Amerikan? Atë e ka ndërtuar, licensuar dhe nderuar Sali Berisha. Është një produkt i qeverisë Berisha dhe privatizimi në shëndetësi është një produkt i Partisë Demokratike. Pse Partia Demokratike nuk ka hapur gojë kundër Spitalit Amerikan?”, tha në replikën e tij Bollino.

Top Channel