Përplasja me policinë jashtë ambienteve të Kuvendit, shoqërohen në komisariat disa persona, mes tyre Dritan Goxhaj Disa vite më parë shkrepat dhe kthinat më të fshehta të zonës së thellë të Mokrës u mësynë nga trupa të ushtrisë shqiptare. Ato nuk shkuan për një stërvitje e as për të ndihmuar komunitetin në ndonjë situate të vështirë, por për të kërkuar një thesar.
Gjurmët e tij i sollën këtu, me banorët e zonës që ishin dokumentuesit e vetëm.
Çfarë kërkonin zyrtarët e Shërbimit Informativ Ushtarak në Mokër? Përse u përdoren mjetet e rënda? Me çfarë shpenzimesh u mbuluan këto kërkime? A kishte leje për to? A asistuan arkeologë apo ekspertë të fushës?
“Sado te duket një marrëzi ushtria vërtetë u derdh vite më parë për të kërkuar thesarin e Teutës. Gjithçka u bazua në një legjendë, e cila ruhet mes banorëve të Mokrës. Por si u realizua ky kërkim. A kishte baza historike? Dhe perse gjithçka u fsheh ? Këto përgjigje dhe shume te tjera do te kërkojmë”
Kjo histori e jashtëzakonshme për të cilën hetimet zyrtare u mbyllen do të trajtohet sot në mbrëmje në orën 20:10 në ciklin e dokumentareve “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema. Çfarë ndodhi në të vërtetë në Mokër dhe çfarë fshihet në kërkimet e ushtrisë?
Top Channel