24/05 15:52
Nuk pati fitues në sfidën mes Teutës dhe Skënderbeut në ndeshjen e javës së 24-t të Kategorisë Superiore.
Në “Niko Dovana”, skuadrat i mbyllën 90 minutat e sfidës në barazimin 2-2, duke dalë nga fusha e lojës me nga 1 pikë, me Teutën që shpërdoroi avantazhin e dyfishtë në 23 minutat e fundit të ndeshjes.
Kallaku me 11-metërsh i dha avantazhin Teutës, një penallti kjo që u kontestua nga futbollistët e Skënderbeut. Durrsakët gjetën edhe golin e dytë me Traore dhe festa ishte e gjitha për skuadrën e Shkëmbit.
Por, Skënderbeu nuk e kishte thënë ende fjalën e tij dhe shkurtoi diferencën me Muzakën, ndërkohë që në minutat shtesë, Gripshi ndëshkoi Teutën duke barazuar shifrat në 2-2.
Top Channel