Anulimi i vendimit të qeverisë që ndalonte importin e makinave më të vjetra se 10 vjet në Shqipëri konsiderohet pozitiv nga tregtaret e automjeteve.

Eduart Jasimi importon prej vitesh mjete nga Bashkimi Europian, dhe thotë se lejimi i standardit Euro 4 per motorët është mëse normal duke pasuar parasysh nivelin e tyre të ndotjes.

“Per standardet që kemi ne është mëse normale Euro 4, nuk po them që të futen makina vitit 2000 apo 99 që e kanë kaluar kohen, por ka një farë standardi Euro 4 i viteve 2005, kështu që reagimi ishte mese normal”, thotë Eduart Jasimi, tregtar automjetesh.

Zoti Jasimi shpjegon se vendimi i ri është edhe në logjiken e fuqisë blerëse në Shqipëri.

“Çdo njeri do të blejë makine te re, por është dhe te fuqia blerëse, ajo dihet që shqiptarët me ca shoh unë që tregtoj makina deri të 3 mijë, 4 mijë, maksimumi 5 mijë euro që mund të blejnë një makinë. Dmth me kursimet e veta”, shton ai.

Ndalimi i importit të makinave të përdorura me vjetërsi mbi 10 vjet krijoi dhe ngërç në tregun e shitblerjes se automjeteve, dhe nuk ndikoi vetëm në rënien e të ardhurave në dogana, por edhe për sektorë të tjerë si ai e serviseve të mjeteve.

“Edhe shteti do që të qarkullojë sepse hyjnë lekë nëpër dogana, punojnë xhenerikë, punojnë bojaxhi, punojnë tapicierë. Dmth është zinxhirë ajo, nuk është se kemi vetëm ne përfitim”, tha Eduart Jasimi, tregtar automjetesh.

Top Channel