Janë 17 gjyqe, shkruan Rama, të cilat janë hapur ndaj PD për shpifje, e paratë që do të fitohen nga ky proces kryeministri premton se do të shkojnë si investime në shkolla.

Nisma në fjalë e cila parashikon që “paratë e fituara nga gjyqi që shkojnë në investime në çerdhe, kopshte e shkolla në zonat elektorale të çdo deputeti” nisi me urdhër të kryeministrit Edi Rama ndaj të vetëve pas skandalit “Babale”.

“17 çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve tanimë në proces. Për 10 prej tyre pritet vetëm përcaktimi i datës së gjyqit. Të shohim a do nxjerrin prova a do nxjerrin lekë për të blerë libra për shkollat. 44 çështje të tjera janë rrugës për të hyrë në proces e shkuar #derinëfund”, shkruan Rama.

Top Channel