Lugë druri, okllai, djep dhe vegla pune janë objektet më të zakonshme të një zdrukthtari, i cili me këtë punë modeste ka mbajtur familjen. Mark Qosja është 67 vjeç dhe ende mban gjallë zanatin që i la babai.

Tregu nuk është i miri i mundshëm, por Marku nuk ankohet. Puna e mban gjallë dhe madje me kalimin e viteve ai ka mësuar ta dojë fort atë. Ndërsa objektet artistike kërkojnë më tepër angazhim.

Kjo sofra e cila dikur mbante të bashkuara rreth vatrës familjet shqiptare. Objekt i traditës tonë, kjo sofër nuk është zhdukur ende, pasi ende në Shqipëri jetojnë zanatçinj të cilët mbajnë gjallë pasionin e tyre dhe traditat e këtij vendi.

Top Channel