Fitore e vuajtur e Milanit në “San Siro” ndaj Sassuolos, por me shumë vlera sa u përket objektivave të kuqezinjve në Serinë A.
Skuadra e drejtuar nga Genaro Gattuso u mjaftua me autogolin e Lirolas në minutën e 35 për të parakaluar Interin në renditjen e Serisë A.
Skuadra e De Zerbit nga minuta e 64-t luaji me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Consiglit me karton të kuq. Por, pavarësisht superioritetit numerik, Milani nuk arriti të shënonte golin e qetësisë, duke qenë në tension deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit.
Tashmë, “Djalli” klasifikohet i treti dhe i rrit ndjeshëm kuotat për ta mbyllur kampionatin mes katërshes më të mirë, që do t’i jepte mundësinë për t’u rikthyer pas një mungese të gjatë në Champions League.
Top Channel