KMSH zgjedh kreun e ri. Reagon ashpër Myftiu i Tiranës: Është një farsë. Gylenistët s’janë pa ndikime

02/03/2019 14:22

“Kemi një farsë në zgjedhjen e kreut të këtij komiteti”, kështu është shprehur Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra në përfundim të procesit që e nxorri humbës nga gara për kreun e ri të KMSH.

Sipas Ylli Gurrës, procesi është ndikuar nga palët të tjera për katapultimin e fituesit, Bujar Spahiu, në krye të KMSH.

Në fjalën e tij, ai tha se KMSH humbi shansin që të drejtohej nga shqiptar që do ta drejtonte KMSH sipas islamit tradicional.

“KKam detyrimin e të ngarkoj përgjegjësinë e realitetit shqiptar. Gylenistët nuk janë pa ndikime në këtë katapultim. Besimtarët duhet ta zgjedhin kryetarin pa ndikime, financiare apo ideologjike. Kemi një farsë në zgjedhjen e kreut të këtij komiteti. Komiteti sot, nuk duhet të ishte në vazhdimin e status quo. Duhet të ishte një vazhdim për shqiptarët, me shqiptarët dhe për Shqipërinë. KMSH nuk është peng i askujt, e besoj se do të ketë zhvillime të reja. KMSH duhet të ishte sot në frymën e ndalimit të ekstremizmit. Mënyra se si u katapultua në 2014-ën Bruçaj, solli në këtë situatë. Nuk ka asnjë logjikë që të dorëhiqet Myftiu i Tiranës. Jam shqiptar, mysliman. Ushtar i askujt majtas apo djathtas, në Anadoll apo gjëkundi”, u shpreh Ylli Gurra në dalje nga Medresea e Tiranës, ku u mbajt edhe votimi për kreun e ri të KMSH.

Top Channel