Kërkohet përjashtimi i Orban; Partitë Popullore Evropiane nuk e duan më Fidesz

02/03/2019 08:28

Dy parti belge të qendrës së djathtë, dhe një e Luksemburgut i kanë dërguar një letër kreut të PPE-së, Joseph Daul, duke i kërkuar përjashtimin e Fidesz-it, partisë se liderit hungarez Viktor Orban nga ky grup.

Lëvizja, me shume gjase do të mbështetet edhe nga partia kristian-demokrate portugeze e popullit, ajo holandeze, nga partia e moderuar suedeze dhe partia finlandeze e koalicionit kombëtar.

Orbani dhe Fideszi pritet të zënë vend qendror në axhendën e asamblesë politike të PPE-së ne 20 mars, një event ky që synon të miratimin e manifestit të grupit përpara zgjedhjeve të parlamentit europian në muajin maj.

Kryeministri hungarez po ndeshet me nje reagim të ashpër të aleatëve të qendrës së djathtë, pasi qeveria e tij nisi një fushate agresive posterash anti-BE-se, që shënjestronte kryetarin e komisionit evropian, Jean-Claude Juncker, i cili është gjithashtu pjesë e Partive Popullore Europiane.

Orbani po kështu e ka kritikuar bllokun duke thënë se nuk ka nxjerrë “asnjë mësim nga sulmet e tmerrshme terroriste të viteve të kaluara” dhe “se dëshiron të sjellë edhe më shumë emigrantë në Evropë”. Eshte e qarte se Fideszi i drejtuar nga Orbani nuk ndan te njëjtat vlera me PPE-ne, deklaroi ligjvënësi finlandez Petri Sarvamaa; madje, unë do të shkoja deri aty sa ta quaja jo-demokratike, dhe një kalë trojan që po kërkon ta gërryeje grupin tonë nga brenda, ka shtuar ai.

PPE është forca më e fuqishme politike në Evropë, me numrin më të madh të vendeve në parlamentin evropian dhe nëntë liderë të BE-së në radhët e saj.

Top Channel