24/05 15:52
Bayern Munchen nuk e la t’i shpëtonte rasti për të barazuar me pikë në krye të renditjes Borussian e Dortmundit.
Ekipi bavarez shkatërroi 1-5 Borussian e Moenchengladbachut, duke barazuar gjithçka në garën për titullin kampion.
Në “Borussia-Park” vendasit nuk rezistuan as dy minuta lojë, me Javi Martinez që i hapi udhë suksesit të thellë të skuadrës së Kovac. Muller në të 11-n i çoi shifrat në 0-2, ndërsa Stindl shkurtoi përkohësisht diferencën në 1-2, pak para fundit të pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë bavarezët u shfaqën thjesht të papërmbajtshëm, duke shënuar edhe tre gola të tjerë, dy prej të cilëve i realizoi Lewandowski dhe një tjetër Gnabry.
Top Channel