Kreu i opozitës. Lulzim Basha, duket se nuk ka ndërmend të ndalet, pavarësisht apeleve të ndërkombëtarëve se rruga që ka ndërmarrë opozita është e gabuar.

“Hapi i vetëm që të çojmë Shqipërinë në Europë. Është që të kemi një Parlament të zgjedhur nga populli. Takimi i vetëm që unë kam është ai me qindra mijëra shqiptarë më 16 Mars”, u shpreh Basha, duke u bërë edhe njëherë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestë.

Duke folur për deklaratat e ndërkombëtarëve, Basha u shpreh se ata nuk e njohin realitetin në Shqipëri dhe se nuk mund të kërkojnë atë që nuk mund të kërkojnë për vendin e tyre.

“A mund të vazhdohet duke i gënjyer shqiptarët, se edhe pak do i hapim dyert e integrimit. Vendi është në një emergjencë kombëtare dhe kërkon zgjidhje.Ajo që faktori ndërkombëtar përfaqëson është ky: Në vendet e tyre nëse një qeveri vjedh votat, ikën. Këto kushte t’ua garantojmë edhe shqiptarëve. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se sa ato që ata kërkojnë për popujt e tyre. Të gjithë ndërkombëtarët që kanë në mendje e zemër shqiptarët, nuk mund të kërkojnë”, u shpreh Basha, i cili theksoi se ajo çfarë PD kërkon arrihet me sakrifica, e opozita e ka bërë sakrificën e saj.

Lidhur me faktin se një pjesë e personave që u është ofruar mandati e kanë pranuar, Basha tha se kjo tregon se sa i kalbur është sistemi.

“Nuk i trembemi asgjëje, kjo tregon se sa i kalbur është sistemi. Të kemi parlament me standarde dhe jo një kuvend të bëre me votat e vjedhura të krimit. Të kemi parlament të zgjedhur nga populli. Ndërkombëtarët nuk janë të informuar”, u shpreh ai.

Top Channel